Trendy

Rikonstruksioni i Qeverisë para finales: Mickoski sonte do t’i bëjë të ditur ministrat e rinj

Para 1 orë

Partnerët qeveritarë kanë arritur marrëveshje parimore për ndarjen e resorëve në kuadër të rikonstruksionit të paralajmëruar të Qeverisë, ndërsa emrat e ministrave të rinj pritet të bëhen të ditur sonte.

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se bisedimet me partnerët e koalicionit, VLEN dhe ZNAM, për resorët janë praktikisht të përfunduara, por refuzoi të zbulojë detaje para mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së.

Pas mbledhjes së udhëheqësisë partiake pritet të publikohet propozimi përfundimtar për përbërjen e re të Qeverisë.

Në opinion prej kohësh përmenden ndryshime të mundshme në disa ministri, por Mickoski nuk konfirmoi asnjë emër, e as se cila parti do të udhëheqë me cilin resor pas rikonstruksionit.

Propozimet kadrovike pritet të dorëzohen në Kuvend të mërkurën ose të enjten.

Për momentin nuk dihet se sa ministra do të zëvendësohen. Nëse rikonstruksioni përfshin më pak se një të tretën e anëtarëve të Qeverisë, Kuvendi do të votojë veçmas për secilin ministër të ri.

Nëse ndryshohen më shumë se një e treta e ministrave, mund të jetë i nevojshëm zgjedhja e një përbërjeje tërësisht të re qeveritare.

Mickoski më herët kishte paralajmëruar se rikonstruksioni nuk do të jetë vetëm zëvendësim kadrovik, por duhet të sjellë edhe rishpërndarje të një pjese të resorëve mes partnerëve të koalicionit.

Renditja përfundimtare do të tregojë nëse VLEN dhe ZNAM do t’i mbajnë ministritë me të cilat kanë udhëhequr deri më tani dhe cilët resorë do të kalojnë nën kontroll të drejtpërdrejtë të VMRO-DPMNE-së.

Trending