Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Rruga Tetovë-Prizren / Nikollovski: Punohet në projektimin e tunelit, më pas do të kërkohen mjetet

Rruga Tetovë-Prizren / Nikollovski: Punohet në projektimin e tunelit, më pas do të kërkohen mjetet

Për rrugën Tetovë-Prizren, po punohet në projektimin e tunelit, pasi ai të jetë tuneli më i madh në shtet. Kështu u përgjigj ministri i Transportit Aleksandar Nikollovski, në pyetjen se në çfarë faze është rruga Tetovë-Prizren, për të cilën Qeveria e RMV-së dhe Kosovës janë dakorduar për ta ndërtuar. Ai theksoi se është i kënaqur për ecjen e dinamikës së punimeve, duke marrë parasysh se bëhet fjalë për një prej projekteve më të mëdha, për të cilin, pasi ta përfundojnë projektimin do të dinë edhe vlerën e së njejtës.

Aleksandar Nikollovski, ministër i Transportit

“Fakulteti i Ndërtimtarisë i cili e ka përfunduar më projekin bazë, flas për anën tonë të projektit, ka kërkuar informacione shtesë në pjesën e gjatësisë së tunelit dhe pikën e lidhjes, , ne ato informacione po i dorëzojmë, marrë parasysh se do të ketë një tunel mjaftë të gjatë, gjegjësisht tuneli më i madh në shtet. Tani po punohet në projektimin e tunelit, tunelet janë projektet më komplekse inxhinierike dhe sapo të përfundojnë projektimin e tunelit, ne do ta dimë vlerën e saktë dhe do të fillojmë të sigurojmë fonde, pas së cilës do të fillojmë punën”.
Kurse sa i përket punimeve në autostradën Tetovë-Gostivar, ministri paralajmëroi se vitin e ardhshëm do të jenë gati kilometrat e para, ndërsa shtoi se nëse punët shkojnë sipas dinamikës së tanishme, ajo do duhet të jetë e gatshme në vitin 2028.

“Ndërtimi i autostradës Tetovë-Gostivar po shkon mirë. Është një autostradë që kjo qeveri e nisi, të gjitha çështjet që lidhen me shpronësimin janë zgjidhur, tani po zgjidhen edhe çështjet që lidhen me zhvendosjen e tubacioneve. Gjithashtu, nuk duam ta shkëpusim popullsinë nga njëra anë ose tjetra e autostradës, prandaj edhe mbikalimet, pra urat, po punohen paralelisht, dhe nëse vazhdojmë me këtë vrull, do të shohim kilometrat e parë të përfunduar vitin e ardhshëm, dhe deri në fund të vitit 2028 autostrada nga Tetova në Gostivar do të jetë plotësisht e përfunduar, dhe kjo është diçka për të cilën jam veçanërisht krenar”, tha Nikollovski.

Lexo edheKamberi: Serbia ndan qindra miliona euro për serbët në Kosovë pa transparencë, ndërsa bllokon mjetet për shqiptarët e Luginës

Nikolloski njoftoi se, së bashku me Bashkimin Evropian, po punohet intensivisht për dokumentacionin për lidhjen hekurudhore midis Shkupit dhe Tetovës dhe Gostivarit.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Reklamë

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme