Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

SHBA-ja ia merr licencën e shitjes së naftës Iranit, rriten çmimet

SHBA-ja ia merr licencën e shitjes së naftës Iranit, rriten çmimet

Shtetet e Bashkuara revokuan të martën licenën e përgjithshme që autorizonte shitjen e naftës iraniane, pasi një zyrtar amerikan paralajmëroi se veprimet e Iranit në Ngushticën e Hormuzit ishin “tërësisht të papranueshme” dhe do të përballeshin me pasoja pas sulmeve ndaj anijeve cisternë në rrugën strategjike ujore.

Çmimet e naftës u rritën me më shumë se 5% pas njoftimit. Thesari i SHBA-së tha se do të lejonte periudhë lehtësimi deri më 17 korrik për transaksionet e naftës së Iranit që ishin lejuar sipas licencës së revokuar tani, raporton Reuters.

Zyrtari amerikan tha se negociatorët vazhduan të punonin me mirëbesim drejt një marrëveshjeje përfundimtare me Iranin pavarësisht përshkallëzimit të fundit, përcjell Insajderi.

Më shumë për këtë

Ulen çmimet e derivateve të naftës në MaqedoniMaqedoni · 7 orë më parëTrump: Zelensky është më i vështirë për marrëveshje se Putini, sulmet ndaj rafinerive po rrisin çmimet e naftësLajme · 2 javë më parëTrump: Lufta me Iranin do të përfundojë së shpejti dhe çmimet e naftës do të bienLajme · 2 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Reklamë

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme