Trendy

Shkëndija e “shkel” Vardarin, fiton 4-0

Para 9 muaj

Shkëndija ka arritur të shënoj fitore bindëse kundër Vardarit në Tetovë.


Ekipi tetovar e filloi furishëm ndeshjen, duke shënuar tre gola që në pjesën e parë.


Trumçi në minutën e 3’ i dha epërsi Shkëndijës, ndërsa dhjetë minuta më vonë Ibrahimi shënoi golin e dytë. Në minutën e 28’ Ahmedi shënoi golin e tretë, ndërsa me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.


Më pas në pjesën e dytë Ramadani shënoi golin e katërt, ndërsa edhe të fundit të kësaj ndeshje.

Trending