Maqedoni

Shtrenjtohet shporta konsumatore, 1.235 euro për 4 anëtarë

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

July 22, 2024, 02:07

Në muajin korrik për 245 denarë është shtrenjtuar shporta minimale konsumatore. Sipas llogaritjeve të Lidhjes së sindikatave këtë muaj shpenzimet minimale për një familje 4 anëtarësh ishin 60.570 denarë dhe në krahasim me qershorin janë rritur për 4 euro më tepër. Sipas metodologjisë së re të llogaritjes së shportës sindikale, me qiranë për banesë prej 60m2, shpenzimet rriten në 75.945 denarë ose 1,235 euro.

SHPORTA E KORRIKUT

Ushqime dhe pije 22,008 denarë ose 36.3%
Arsimimi 7,022 denarë ose 11.6%
Qira, ujë, rrymë dhe ngrohje 6,014 denarë ose 9.9%
Veshje dhe këpucë 4,979 denarë ose 8.2%
Transporti 4,977 denarë ose 8.2%
Rekreacion dhe kulturë 4,378 denarë ose 7.2%
Restorante dhe hotele 3,890 denarë ose 6.4%
Komunikimet 3,240 denarë ose 5.3%
Higjiena personale dhe e shtëpisë 1,827 denarë ose 3%
Shëndetësia 1,135 denarë ose 1.9%
Mallra dhe shërbime të tjera 1,100 denarë ose 1.8%

Zakonisht më së shumti para nevojiten për ushqim, për të cilin në korrik për nevoja elementare nevojiteshin 22.008 denarë, që përbën mbi 36% të shpenzimeve të përgjithshme të një familje.

“Tek ushqimi dhe pijet ka një rritje të vogël të kostove, disa produkte ushqimore siç është vaji, orizi dhe fasulja janë shtrenjtuar këtë muaj. Ndërsa te fruta-perimet sezonale janë ulur pak çmimet kështu që varijojnë shpenzimet por nuk është shfaqur dukshëm në lëvizje të çmimeve. Edhe në pjesën e derivateve që tek tabela jon pasqyrohet me transportin ku sipas vendimit të Komisionit rregullator të energjetikës benzina Super-95 ishte 81 denarë ndërsa tani është 84 denarë për litër, kjo ndehet tek shporta që ka rritur koston për 106 denarë në krahasim me muajin e kaluar”, deklaroi Svetllana Dimovska, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Nga Sindikata thonë se këto rritje vijnë si pasojë e manipulimeve të tregtarëve për fitime sa më të larta.

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin qershor 2024 arrinte në 60.325,00 denarë dhe me një apartament me qira prej 60 metrash katrorë për muajin që lamë pas duheshin 75.945,00 denarë për të mbyllur muajin. Këto nuk janë llogaritur pushimet e verës, të cilat për shumicën e familjeve janë luks. /Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
Policia_26-1
Aksion policor në Veles, kërkohet armë dhe municione të paligjshme
IMG_4239
Voton Albin Kurti – kandidat për kryeministër nga Vetëvendosje
IMG_3029
Digjen tre kamionë në një kompani në Zhelinë të Tetovës
IMG_4222
“Jemi miq edhe përkundër moskuptimeve”, Kurti për marrëdhënien me SHBA-në: Nuk mund të pranoj gjithçka që më kërkojnë…
IMG_4220
“Do të forcojmë ushtrinë”, marrëdhëniet me Shqipërinë, Kurti: Pres më tepër mbështetje, por sukseset që kemi pasur janë të pamohueshme
IMG_4218
“Ka 48 baza serbe në formë patkoi”, Kurti në Top Story për dialogun: Nuk vrapoj unë pas Vuçiçit në Beograd për të nënshkruar marrëveshjet