Një rast që ka ngjallur reagime në opinion ka ndodhur në Gostivar, ku një gjyqtar dyshohet se ka përdorur armë zjarri, duke rrezikuar sigurinë e përgjithshme, njofton Pacensure.
Sipas pretendimeve të publikuara, pavarësisht dyshimeve për përdorim të armës dhe rrezikim të sigurisë publike, gjyqtari nuk është ndaluar, por është lënë i lirë me vendim të Prokurores Aleksandra nga Prokuroria Themelore Publike në Gostivar.
Rasti ka hapur dilema lidhur me mënyrën e trajtimit të personave që ushtrojnë funksione publike dhe nëse janë zbatuar të njëjtat standarde që vlejnë për çdo qytetar.
Deri më tani, Prokuroria Themelore Publike në Gostivar nuk ka dhënë një sqarim publik lidhur me arsyet e vendimit për lirimin e të dyshuarit










