Maqedoni

Sot shënohet 23 vjetori i Marrëveshjes së Ohri

Autori

Autori

Portali Tetova

August 13, 2024, 09:08

Me ngjarje të ndara të pushtetit dhe opozitës shqiptare, sot (13 gusht) në Shkup do të shënohet 23 vjetori nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, e cila i dha fund konfliktit të armatosur në vitin 2001.

Qeveria do ta shënojë përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit me seancë formale në ora 13:00, në të cilën, siç është paralajmëruar, do të flasin kryeministri Hristijan Mickoski dhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.

Paraprakisht, në ora 10:00 në Klubin e deputetëve në Shkup, në organizim të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, do të mbahet panel diskutimi me temën “23 vjet pas Marrëveshjes Kornizë, decentralizimi mbetet sfidë”, në të cilin përveç zëvendëskryeministrit Mexhiti, panelistë janë paralajmëruar edhe ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zlatko Perinski dhe profesorët Rizvan Sulejmani, Nano Ruzhin, Afrim Osmani dhe Bujamin Bela.

Mexhiti sonte do të organizojë edhe pritje zyrtare në Muzeun e Artit Bashkëkohor në Shkup.

Festë të veçantë për përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit do të organizojë edhe Fronti Evropian, i udhëhequr nga BDI. Ata do ta shënojnë 23 vjetorin e Marrëveshjes Kornizë me një manifestim të titulluar “Akademia për legjitimitet” që do të mbahet në mesditë në hotelin Aleksandar Palace në Shkup.

Ndryshe, Marrëveshja e Ohrit u nënshkrua më 13 gusht 2001 në rezidencën presidenciale në Vodno në Shkup nga presidenti i atëhershëm i shtetit Boris Trajkovski, kryeministri i atëhershëm dhe lideri i OBRM-PDUKM-së, Ljubço Georgievski, si dhe liderët e atëhershëm të LSDM-së, Branko Cërvenkovski, i PPD-së Imer Imeri dhe i PDSH-së, Arben Xhaferi. Nënshkrimet e tyre në marrëveshje kanë vendosur edhe përfaqësuesit special të BE-së dhe SHBA-së, François Léotard dhe James Perdue. Në bisedimet që filluan në korrik në Shkup dhe më pas vazhduan në Ohër, u konsultuan disa këshilltarë dhe ekspertë.

Më shumë se 130 ligje, ndryshime ligjore dhe plotësime janë miratuar në vitet e kaluara që nga zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, nga të cilat pjesa më e madhe – 59 janë ligje për mosdiskriminim dhe përfaqësim të drejtë, 40 janë në sferën e identitetit, kulturës, edukimit dhe decentralizimit të pushtetit.

Për zbatimin e suksesshëm të marrëveshjes është themeluar Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, i cili në vitin 2019 është transformuar në Ministrinë e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Midis Komuniteteve.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

Screenshot-2024-09-14-131704-750x430
Liga e parë e futbollit/ Në Çair “Super Derbi” Shkupi – Shkëndija!
egrgre
Goli i Enis Bardhit, në garë për më të mirin në UEFA Nations League 2024
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë

Më shumë nga kategoria

Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
IMG_4430
Shkëndija prezanton Besart Ibraimin
auto_Ibra-gol1587216190
Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut javën e ardhshme do të fillojë sezonin 2024/25
ekipi-olimpik-i-kosoves-2
Kosova më e mirë se India e Greqia me medalje, “baras” me Meksikën, Zvicrën e Turqinë
Distria-Krasniqi-1
Distria fantastike, fluturon në finale të “Paris 2024”
hotla-780x470
Në komunën e Likovës ikja e mërgimtarëve mori gjallërinë, rrugë të boshatisura e shtëpi të mbyllura
Screenshot-2024-09-14-131704-750x430
Liga e parë e futbollit/ Në Çair “Super Derbi” Shkupi – Shkëndija!
hatiii_452668709_487907027272410_6235709468462344137_n-750x375
Iu pezullua patenta, me këmbët përpjetë, Hati ironizon sërish policinë
ali-ahmetii
Ali Ahmeti shpalos bustin e heroit Rexhep Halimit në Ferizaj
saranda-imeri
Deputetja Saranda Imeri Stafai: VLEN mbulon turpin e BDI-së
xhafer-shkurte
‘Krenare me ty vëllai im’, Shkurte Gashi pritet në takim nga kryetari i Obiliqit, vëllai i saj Xhafer Gashi

DIASPORA