Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ka paralajmëruar largimin nga protesta kundër Edi Ramës, duke shprehur pakënaqësinë për mënyrën se si po zhvillohet qëndresa opozitare, por edhe pjesëmarrja e vogël.
Përmes një postimi në Instastory, Stresi shkruan se nuk dëshiron të qëndrojë më në protestë, pasi sipas tij, pjesëmarrësit nuk kanë vullnetin për të çuar deri në fund atë që ai e konsideron qëllimin kryesor; rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.
“Byeeeeeeeeee. Kokë turku nuk bohem. Nuk dun me e rrezul Ramën. E gzoftshi! Sapo të largohem sonte, kismet nesër jau spjegoj që s’dun me e rrëxu Edi Ramën”, shkruan reperi.
Stresi akuzon organizatorët dhe pjesëmarrësit se po e zhvendosin vëmendjen nga objektivi politik.
Lexo edheDigjet kioska pranë qendrës së Tiranës, protestuesit i vënë flakën dhe largohen“Nuk erdha me u rraskapit çdo ditë pa lidhje, sepse shteti është shtet dhe shteti do kryengritje me u rrëzu, ndryshe përditë ai fuqizohet dhe ty të shkatërron si popull”, shkruan ai.

Më shumë për këtë
Vuçiç vlerëson Ramën si një nga pasuritë më të mëdha të Shqipërisë. Shpreh keqardhje: Humbi kohë me protestuesit, tani rrezikon zgjedhjetRajon · 1 javë më parë
Studentët në protestë për të 16-ën ditë në Shqipëri, kërkojnë dorëheqjen e RamësShqiperi · 4 ditë më parë
Vuçiç lavdëron Ramën si një nga pasuritë më të mëdha të Shqipërisë, kritikon protestuesitMaqedoni · 1 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












