Trendy

Stresi futet në politikë, kandidon për këtë pozitë në PD

Para 33 minuta

Reperi i njohur shqiptar Stresi ka bërë të ditur hyrjen e tij në politikë, duke njoftuar kandidimin për një pozitë në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka theksuar se ky kandidim nuk përfaqëson vetëm një angazhim politik, por edhe një përpjekje për të përfaqësuar të rinjtë dhe për të sjellë zërin e tyre në proceset vendimmarrëse, shkruan Insajderi.

“Sot kam vendosur të hedh një hap më shumë për vendin tim, për të rinjtë dhe për zërin e një brezi që shpesh është ndjerë i papërfaqësuar”, ka deklaruar ai.

Stresi ka nënvizuar se kandidimi i tij për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë lidhet me përgjegjësinë, përfaqësimin dhe besimin ndaj rinisë shqiptare. Ai ka shtuar se përvoja e tij me sfidat e jetës së përditshme e shtyn të kërkojë më shumë hapësirë për të rinjtë në politikë.

“Kam ardhur nga rruga, nga jeta reale, nga sfidat që çdo i ri i njeh mirë. Prandaj dua që zëri ynë të dëgjohet aty ku merren vendimet.

Nuk ka më kohë për heshtje, për largime apo për dorëzim. Ka ardhur koha që rinia të ngrihet, të flasë dhe të marrë vendin që meriton.

Ftoj çdo të ri që beson te ndryshimi, te energjia e re dhe te Shqipëria që mund të bëhet më mirë, të bashkohet me mua në këtë rrugëtim.

Sepse e ardhmja nuk pret. Dhe ajo ndërtohet nga ne”, ka shkruar Stresi.

Trending