Trendy

Të dehur, dy vëllezër sulmojnë njëri-tjetrin dhe më pas policët

Para 1 orë

Dy persona, të cilët janë vëllezër, janë arrestuar në Prishtinë pasi fillimisht u përfshinë në një përleshje fizike mes vete, ndërsa më pas sulmuan edhe zyrtarët policorë që ndërhynë në vendngjarje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur pas mesnate, më 7 korrik, rreth orës 00:08. Të dyshuarit janë hasur duke e grushtuar njëri-tjetrin, ndërsa gjatë ndërhyrjes policore nuk iu janë bindur urdhrave të zyrtarëve dhe i kanë sulmuar fizikisht ata.

Si pasojë e incidentit, lëndime kanë pësuar si zyrtarët policorë, ashtu edhe dy të dyshuarit, të cilët kanë marrë trajtim mjekësor.

-Prishtinë 07.07.2026-00:08. Janë arrestuar dy të dyshuar (vëllezër), pasi të njëjtit janë hasur duke e sulmuar-grushtuar njëri-tjetrin. Të dyshuarit, në vendin e ngjarjes nuk u janë bindur urdhrave të zyrtarëve policorë dhe i kanë sulmuar e goditur fizikisht edhe zyrtarët policorë. Tretman mjekësor kanë pranuar zyrtarët policorë dhe të dyshuarit. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit të cilët ishin në gjendje të dehur, janë dërguar në mbajtje, ndërsa pritet intervistimi i tyre pas këndelljes së tyre. Rasti duke u hetuar./Arbresh.info

Trending