Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Tërmeti në Mianmar, shkon në 2000 numri i viktimave

Tërmeti në Mianmar, shkon në 2000 numri i viktimave

Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi Mianmarin ka shkuar në rreth 2000, ndërsa të paktën 3500 persona janë të plagosur. Shërbimit Gjeologjik në SHBA vlerëson se numri i të viktimave mund të kalojë në 10,000.

Ekipet e huaja të shpëtimit kanë mbërritur në vendin e Azisë Juglindore për të ndihmuar në gjetjen e të mbijetuarve.

Rusia, India, Malajzia dhe Singapori po dërgojnë avionë me ndihma në vendin cili është shkatërruar nga lufta civile. Koreja e Jugut pritet të të sigurojë një ndihmë humanitare fillestare prej 2 milionë Dollarësh për Mianmarin përmes organizatave ndërkombëtare.

Në Tajlandë, tërmeti tronditi zonën më të madhe të Bangkokut, ku jetojnë rreth 17 milionë njerëz, dhe pjesë të tjera të vendit. Autoritetet e thanë se deri më tani dhjetëra të vdekur, disa të plagosur dhe shumë persona të zhdukur.

Lexo edheTë paktën 33 të vrarë nga sulmet ajrore saudite në Jemen, mes viktimave gra dhe fëmijë

Në Bangkok, 1,000 km nga epiqendra, një mision shpëtimi vijon përpjekjet e tij për të gjetur punëtorët e ndërtimit të bllokuar nën rrënojat e kullës 33-katëshe të shembur.

Autoritetet përdorën ekskavatorë, dronë dhe qen kërkim-shpëtim në përpjekje për të nxjerrë 30 personat e bllokuar. Të paktën 15 tregojnë ende shenja jete.

Tërmetet janë të rrallë në Bangkok, por relativisht të zakonshme në Myanmar.

Klan News

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme