Katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, janë shpallur “Qytetarë Nderi” të Tiranës.
Vendimi, i propozuar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është miratuar unanimisht nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.
Nisma e Veliajt kishte marrë më herët edhe miratimin unanim të Komisionit Artistik-Kulturor të Bashkisë së Tiranës, pas propozimit të Komisionit të Titujve, të drejtuar nga historiani Pëllumb Xhufi.
Sipas motivacionit të vendimit, katër ish-drejtuesit e UÇK-së nderohen për kontributin e tyre në luftën për çlirimin e Kosovës, në rrugëtimin e saj drejt lirisë dhe pavarësisë, si dhe për lidhjet e tyre me Tiranën dhe Shqipërinë.
Lexo edhe“Hyn mrena”: Incident te shtëpia e Jakup Krasniqit, raportohet se pjesëtari i EULEX-it ia drejtoi armën një familjari të tijMotivacioni për Hashim Thaçin
Për kontributin e çmuar në Luftën Çlirimtare të Kosovës, në përfaqësimin politik të saj dhe në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë, me mbështetjen e vendosur të SHBA-së dhe partnerëve euroatlantikë. Për lidhjen e veçantë me Tiranën dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Motivacioni për Kadri Veselin
Për kontributin e çmuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë, me mbështetjen e vendosur të SHBA-së dhe partnerëve euroatlantikë. Për lidhjen e veçantë me Tiranën dhe përkushtimin ndaj afrimit e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Motivacioni për Jakup Krasniqin
Për kontributin e çmuar në Luftën Çlirimtare të Kosovës, në përfaqësimin politik të saj dhe në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë, me mbështetjen e vendosur të SHBA-së dhe partnerëve euroatlantikë. Për lidhjen e tij të hershme me Tiranën, si një nga qendrat e mbështetjes politike e qytetare për Kosovën.
Motivacioni për Rexhep Selimin
Për kontributin e çmuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë, me mbështetjen e vendosur të SHBA-së dhe partnerëve euroatlantikë. Për lidhjen e veçantë me Tiranën, kryeqytetin që në ditët e luftës qëndroi pranë Kosovës dhe popullit të saj.
Më shumë për këtë
Përfundon vizita e Jakup Krasniqit, EULEX-i largohet nga shtëpia e tijLajme · 2 ditë më parë
Jakup Krasniqi për vizitë në shtëpinë e tij në Kosovë, ja pse!Lajme · 3 ditë më parë
Hashim Thaçi dënohet me 17 muaj burgimLajme · 4 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












