Trendy

Tragjedi në Itali, makina përplas për vdekje adoleshentin shqiptar

Para 8 muaj

Një 17-vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident të rëndë të ndodhur në Castiglione del Lago në Itali pasditen e djeshme.

Adoleshenti Stiven Xhafa po lëvizte me një skuter së bashku me një mik, kur janë përplasur nga një makinë që po lëvizte me shpejtësi.

Menjëherë pas aksidentit të rinjtë u dërguar në spital, ku 17-vjeçari ndërroi jetë në spital, ndërsa miku i tij ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve.

Prokuroria po heton aksidentin ndërsa është arrestuar drejtuesi i makinës, një 40-vjeçar.

Mediat italiane raportojnë se aksidenti ndodhi për shkak të shpejtësisë së lartë dhe hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes janë në vijim.

Trending