Trendy

Tragjedi në New York: Gjyshja dyshohet se vr’au vajzën dhe 4 nipërit e mbesat

Para 1 orë

Në shtetin e New York-ut, autoritetet po hetojnë një ngjarje të rëndë ku gjashtë persona janë gjetur të vdekur brenda një apartamenti, mes tyre katër fëmijë, nëna e tyre dhe gjyshja.

Policia në qytetin Mechanicville tha se viktimat u zbuluan pasi fqinjët raportuan se nuk i kishin parë prej disa ditësh.

Sipas autoriteteve, gjyshja 64-vjeçare, Amy Steadman, dyshohet se mund të ketë qenë e përfshirë në vrasjen e vajzës së saj, 44-vjeçares Sarah Myers, dhe katër fëmijëve të saj: 13, 11 dhe dy 10-vjeçarë.

Hetuesit thonë se në banesë janë gjetur prova që sugjerojnë helmim të qëllimshëm, përfshirë medikamente me recetë dhe pa recetë, si dhe një shënim të shkruar me dorë.

Trending