Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Tre punonjëse në NQP-Shkup dyshohen për mashtrim: “Kanë përvetësuar mbi 375 mijë euro përmes manipulimeve me bileta dhe kontabilitet”

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka parashtruar aktakuzë kundër tre personave, të punësuar në NQP – Shkup, që ngarkohen për mashtrim në vlerë prej mbi 375 mijë euro, përcjell TV21.

Sipas akuzës, tre bashkë-autoret në periudhën prej dhjetorit të vitit 2018 deri në gusht të vitit 2021 kanë keqpërdorur pozitat zyrtare me qëllim që të përvetësohen mjete financiare.

Dy prej të akuzuarve, shitëse të biletave te “Tregu i gjelbër dhe QTQ kanë arkëtuar më pak nga mjetet e grumbulluara kesh, ndërsa e akuzuara e tretë, kontabiliste, i ka mbuluar këto mungesa përmes operacioneve të rrejshme kontabiliste, edhe pse e ka ditur që paratë nuk janë arkëtuar. Prokuroria ka propozuar masa për kujdes për të akuzuarat.

Më shumë për këtë

Kallëzim penal ndaj 46-vjeçarit nga Shkupi, dyshohet se publikoi serialin televiziv pa të drejtën e autorit në FacebookMaqedoni · 4 ditë më parëKanali kishte qindra abonentë! Qytetarë të Maqedonisë dyshohet se u mashtruan me investime të rreme, kallëzim penal ndaj dy personaveMaqedoni · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme