Trendy

Trim Ismaili synon çerekfinalen në Kampionatin Europian

Para 1 orë

Duke nisur nga nesër, me fillim nga ora 11:00, në sallën “Boris Trajkovski” do të zhvillohen ndeshjet e kategorisë 79 kg në kuadër të Kampionatit Europian në mundje.

Mundësi shqiptar nga Shkupi, Trim Ismaili e nis garën nga faza e 1/8 së finales, ku është i lirë në raundin paraprak dhe pret fituesin e përballjes mes përfaqësuesit të Izraelit dhe Italisë.

Në rast fitoreje, Ismaili do të sigurojë kualifikimin në çerekfinale, ku pritet të përballet me mundësin nga Ukraina.

Sipas stafit të tij, Trim Ismaili ndodhet në një gjendje shumë të mirë fizike dhe përgatitore, duke hyrë në këtë kampionat me ambicie të mëdha për të arritur sa më larg në garë./sportmania.al

Trending