Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Trump: Vëllazëria Myslimane mund të jetë më e rrezikshme se komunistët

Trump: Vëllazëria Myslimane mund të jetë më e rrezikshme se komunistët

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se si komunizmi, ashtu edhe Vëllazëria Myslimane përbëjnë rrezik serioz, por vlerësoi se kjo e fundit mund të jetë aktualisht kërcënimi më i madh.

Në një intervistë me gazetarin amerikan Hugh Hewitt, të publikuar më 12 nëntor, Trump u pyet se cili prej këtyre dy grupeve paraqet rrezikun më të madh.

Ai u përgjigj se të dyja janë të rrezikshme, por theksoi se Vëllazëria Myslimane po fiton gjithnjë e më shumë terren.

“Unë mendoj se të dyja janë shumë të rrezikshme. Për momentin, mendoj se Vëllazëria Myslimane mund të jetë më e rrezikshme. Duket se po bëhet më në modë”, deklaroi Trump.

Lexo edheTrump e talli për emrin, Vance e quajti “psikopat”, senatori i ri mysliman ua kthen me një fjali

Gjatë intervistës, presidenti amerikan tha se veprimtaria e kësaj lëvizjeje duhet të ndalet.

“Ata duhet të – nëse përdorim një fjalë më të butë – neutralizohen, sepse po veprojnë dhe janë të çmendur”, u shpreh ai.

Trump tha gjithashtu se qëndrimi i tij për këtë çështje ka ndryshuar me kalimin e kohës, duke theksuar se pesë vjet më parë do të kishte dhënë një përgjigje tjetër.

Ai kritikoi edhe administratat e mëparshme amerikane, duke pretenduar se ato nuk e kanë trajtuar këtë çështje dhe se përgjegjësia për t’u përballur me të i ka mbetur administratës së tij.

Më shumë për këtë

Amerikanët votojnë sot/ Beteja për Kongresin, çfarë rrezikon Trump dhe 3 skenarët e mundshëmLajme · 2 javë më parëTrump kërcënon Iranin me sulme të reja: Do ta mësoni shumë shpejt vendimin tim, ndoshta do ta shkatërroj si vend!Lajme · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme

·10 Nën

Netanyahu telefonon çdo ditë Trump-in për ta bindur të rifillojë luftën kundër Iranit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po telefonon çdo ditë presidentin amerikan Donald Trump, në përpjekje për ta bindur atë të rifillojë veprimet ushtarake kundër Iranit, pavarësisht përpjekjeve…

Netanyahu telefonon çdo ditë Trump-in për ta bindur të rifillojë luftën kundër Iranit
FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump welcomes Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu at the entrance of the White House in Washington, D.C., U.S., April 7, 2025. REUTERS/Leah Millis/File Photo