Kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani tha se deri në për dy deri tri javë do të fillojnë projektet nga thirrja e parë, pasi siç tha, janë duke u përfunduar procedurat administrative, ndërsa shtoi se, kanë aplikuar edhe për thirrjen e dytë dhe po presin përgjigje.
“Projektet tashmë janë duke përfunduar në procedurat administrative, lejet e komunikacionit dhe besoj që më së voni 2 deri në 3 javë do të fillojnë të gjitha projektet nga thirrja e pare, në ndërkohë veç kemi aplikuar për projektet e thirrjes së dytë dhe shpresoj që së shpejti të kemi përgjigje që sa më shpejt të fillojmë me realizimin e tyre”, tha Limani.