Maqedoni

Vazhdojnë ankesat e të punësuarve në ndërmarrjen “Rrugë dhe Rrugica”

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

September 24, 2024, 02:09

Të punësuarit në Ndërmarrjen Publike “Rrugët dhe Rrugicat” edhe pse nuk kanë marrë pagën, sipas afatit së pagesës deri në datën 15 të muajit, ata në mënyrë anonime ankohen për presione të vazhdueshme me qëllim që të mos protestojnë dhe të shprehin revoltën e tyre për padrejtësitë që u bëhen. Sipas emalit që dërguan, thuhet se në Ndërmarrjen Publike “Rrugët dhe Rrugica”– Shkup, janë bëre parregullsi në punën e ndërmarrjes. Këto parregullsi sipas tyre janë vërejtur edhe në seancën e fundit të Bordit Drejtues dhe janë regjistruar në procesverbal si vijon:

Punonjësit e NP “Rrugë dhe Rrugica”- Shkup

Punën e ndërmarrjes – Ndërtimin e objekteve në tre muajt e fundit pa kontrata në vlerë prej 60 milionë denarë.
Performancën e objektit Luna Park – 15 milionë denarë, pllaka bekaton të realizuara në periudhën nga prilli deri në gusht 2024 dhe kontrata është nënshkruar në shtator në vlerë prej 7 milionë denarë.
Borxhi i kompanisë ndaj furnitorëve në shumë prej 240 milionë denarë dhe mos shlyerje e obligimeve ndaj furnitorëve, përkatësisht ka pagesa selektive të obligimeve si në rastin e Pucko Petrol.
Të punësuarit anonim shtojnë se vihet në pikëpyetje edhe funksionimi i ndërmarrjes për shkak të pamundësisë së pagesës së pagave dhe sigurimit të repromaterialeve. Disa ditë me parë, në letrën e hapur drejtuar opinionit, të punësuarit pohonin se janë nën presion të vazhdueshëm dhe kanë frikë të bëjnë grevë, si dhe përmendin ushtruesin e detyrës drejtor i ndërmarrjes si fajtorin kryesor për situatën me pagat. Nga ana tjetër, Qyteti i Shkupit pretendon se paratë për paga duhet të sigurohen nga vetë ndërmarrja dhe thonë se Qyteti i Shkupit nuk ka juridiksion dhe as nuk ndan fonde për paga për ndërmarrjen në fjalë. Ushtruesi i detyrës drejtor i ndërmarrjes Vanço Umlenski nuk u përgjigj në pyetjet për situatën e krijuar në ndërmarrjen që ai drejton. Kjo nuk është hera e parë që të punësuarit në “Rrugë dhe Rrugica” mbeten pa pagë. Hera e fundit ishte në nëntor të vitit të kaluar kur të punësuarit hynë në grevë për pagat e papaguara për muajin tetor. /Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive

Më shumë nga kategoria

IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_1439
Lëvizja BESA konsolidoi degën në Dibër
IMG_1433
Regjistrohen dy raste me kollën e keqe në shtatë ditët e fundit në Maqedoni
IMG_1430
Vidhen byrekë dhe para nga një byrektore – policia është në kërkim të hajdutit
IMG_1424
Komuna e Tetovës prezenton një copëz arti nga Tetova në Tiranë para presidentit Bajram Begaj
IMG_3029
Në Bellovisht të Gostivarit 43-vjeçari gjendet i vdekur në shtëpinë e tij
IMG_1412
OBSH: Synohet hyrja e 500-600 kamionëve me ndihma çdo ditë në Gaza kur armëpushimi të hyjë në fuqi