Vdes në moshë të re kosovari në një aksident në Itali, punonte si shofer kamioni

Para 1 vit

Mediat italiane raportojnë se ka vdekur një 25 vjeçar nga Kosova në një aksident në Itali.

Ai është Haris Shala.

Sipas raportimit, ngjarja ka ndodhur në Piza në autostradën e Brenerit, ditën e djeshme.

Shala punonte si shofer kamioni dhe momentin tragjik ai u godit nga një kamion tjetër nga prapa.

25-vjeçari Haris Shala jetonte në Caprona dhe ishte baba i një vajze gati 2-vjeçare.’