Maqedoni

Vdes pacienti për shkak të mungesës së sallës dhe materialeve në Klinikën e Kardiokirurgjisë – Inspektorati konfirmon neglizhencën

April 15, 2025, 12:04

Inspektoriati Shtetëror për Sanitari dhe Shëndetësi (ISHASH) ka konfirmuar se në Klinikën për Kardiokirurgji prej një muaji nuk funksionon salla angiografike dhe nuk ka as stent-graftë. Siç publikoi “Sloboden Peçat”, ISHSH këtë e ka konstatuar pas disa orëve kontroll në këtë institucion shëndetësor me rëndësi strategjike për shtetin, ku më 9 prill ndërroi jetë 57-vjeçari Toni Angelkovski, i cili kishte nevojë për rindërtim urgjent të aortës që ishte çarë, por nuk e mori trajtimin e duhur.

Inspektimi konfirmoi pretendimet e familjes – salla angio, e domosdoshme për pacientin, nuk kishte funksionuar për një muaj dhe klinika nuk kishte stent-graftë (materiali mjekësor që duhej të vendosej). Salla angio do të jetë jashtë funksionit të paktën deri më 15 maj, dhe nuk do të ketë as stentë për rekonstruksione torakale-endovaskulare të aortës.

ISHSSH ka kërkuar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, që të formojë një komision profesional mbikëqyrës për të shqyrtuar veprimet profesionale të punonjësve shëndetësorë. Evidenca mjekësore për pacientin ishte mbajtur rregullisht, por për veprimet profesionale do të vendosë komisioni që do të formohet nga Taravari.

Në Klinikën e Kardiokirurgjisë, ku ishte pranuar Angelkovski në kujdes intensiv, mjekët arritën t’i ulin tensionin e lartë të gjakut (270 me 150) dhe t’i japin terapi që e lehtësoi dhimbjen në shpinë dhe kraharor. Ai më parë ishte diagnostikuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” me diseksion të aortës torakoabdominale (tipi B sipas Stanfordit), dhe kardiokirurgjia konsultoi një kirurg vaskular.

Por, këtu lind një problem i madh, sepse trajtimi nuk mund të realizohej në Klinikën e Kardiokirurgjisë shtetërore për shkak të mungesës së stent-graftëve dhe mungesës së sallës angio, e cila ishte në renovim dhe ku ishte vendosur një kompjuter për më shumë se një muaj para se pacienti të mbërrinte. As Klinika për Torakale nuk kishte sallë funksionale dhe nuk kishte stent-graftë të nevojshëm.

Për më tepër, në “8 Shtatori” nuk ishin në dijeni që salla angio ishte jashtë funksionit dhe e dërguan pacientin urgjentisht atje, duke treguar për një mungesë të koordinimit ndërmjet institucioneve publike shëndetësore që mund të kushtojë jetë njerëzish.

Në dokumentacionin mjekësor theksohej se një nga opsionet për trajtim ishte TEVAR – rikonstruksion torakal endovaskular i aortës, por klinika nuk kishte stentë të tillë dhe salla për procedura të tilla ishte jashtë funksionit. U lëshua një udhëzim për Klinikën për Kirurgji Torakale dhe Vaskulare në Shkup, por edhe atje nuk kishte kushte për trajtim të tillë – angio ishte në riparim dhe ata nuk kryenin ndërhyrje në aortën torakale, vetëm në aortën abdominale, dhe gjithashtu nuk kishin as stent-graftë për TEVAR.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, një ditë më parë deklaroi se “kishte sallë në Kardiokirurgji”, ndërsa sot tha se “ende nuk e ka lexuar raportin e ISHSSH-së”. Megjithatë, raporti konfirmon se salla nuk ka qenë në funksion dhe nuk do të jetë së paku deri më 15 maj.

“Po e përsëris, aneurizma e aortës është diagnozë shumë serioze. Ende nuk e kam lexuar raportin e ISHSH-së, tani po shkoj në Ministri për ta parë. Duhet të ketë komision profesional që do e shqyrtojë rastin. Nga informacionet e mia, njëra sallë ka qenë në funksion”, tha sot Taravari.

Por pse për një diagnozë kaq serioze nuk ka sallë funksionale dhe materiale në Klinikën e Kardiokirurgjisë shtetërore? Kush është përgjegjës për ta siguruar këtë? Nëse sot vjen një pacient me të njëjtën diagnozë, ku do të operohet?

“Do të ketë përgjegjësi, nëse ka pasur lëshime”, përfundoi Taravari.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2758
Arrestohen tre futbollistë të KF Gostivarit
IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës

Më shumë nga kategoria

Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_2828
VLEN drejt bashkimit në një parti të vetme politike
IMG_2825
Ndërroi jetë profesori universitar prof.dr.Asllan Bilalli
zjarrfkisat-tetove
Tetovë, kontrolle intensive nga dita e martë për pajisjet kundër zjarrit
qytetar-737x470
Qytetarët: Përmbaruesit po na rrjepin
Policia_16-780x470
Një person gjendet i vdekur në parkun e Shkupit
shba
Mijëra qytetarë protestojnë kundër Trump në të gjithë SHBA-në