Venera Latifi Azizi emërohet zëdhënëse e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Latifi Azizi është femra e parë shqiptare që emërohet në këtë post, ndërkohë që ka qenë ish-redaktore dhe gazetare në Radio Evropa e Lirë në Pragë, redaktore në agjencinë e lajmeve MIA, redaktore dhe prezantuese në Televizionin Alsat M, redaktore në gazetën KOHA, Televizionin A1 dhe media të tjera në vend.
Aktualisht e punësuar në Kabinetin e kryetarit të Komunës së Çairit si person përgjegjës për marrëdhënie me publikun. Politologe e diplomuar në Universitetin e Evropës Juglindore. Aktualisht është magjistrante në diplomaci dhe marrëdhënie ndërkombëtare në temën “Roli i përfaqësive diplomatike dhe integrimi euroatlantik i Maqedonisë së Veriut”. E martuar, nënë e dy fëmijëve. /Alsat.mk
Më shumë për këtë
Venera Azizi: Bllokohen edhe 104 faqe të bixhozit online, numri arrin në 462Maqedoni · 5 ditë më parë
Venera Azizi prezanton punën e Qeverisë gjatë tetorit: Rritje ekonomike, investime dhe propozim-ligji për punëtorët me kontrataMaqedoni · 1 javë më parë
Venera Azizi: Formohet Komiteti nacional për mbrojtjen dhe sigurinë e gazetarëve- gazetaria e lirë, prioritet i qeverisëMaqedoni · 2 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.











