Maqedoni

VLEN: Ahmeti dhe Sela heshtin për rastet korruptive të familjarëve dhe kuadrove të tyre!

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

September 10, 2024, 09:09

Kanë kaluar 20 ditë nga pranimi skandaloz i fajit dhe marrëveshjes mes anëtarit të Këshillit të prokurorëve publik, Ixhet Mehmeti dhe Islam Abazit, të dy pionerë të BDI.


Kaluan 15 ditë që kur pyetëm se ku është Drin Ahmeti dhe a është e vërtetë se është dërguar jashtë shtetit. Kaluan tre ditë që kur bëmë të ditur se kryetari i degës së Selës në Bogovinë është arrestuar për përfitim nga kumari i jashtëligjshëm përmes internetit.


Nga të gjitha anët po vijnë informacione dhe dëshmi për skandalet nga institucione të ndryshme që lidhen me kuadrot e Qeverisë së kaluar. Ata janë sillur sikur buxheti i shtetit të ishte një arkë private për të kënaqur epshet e tyre.


Ahmeti dhe Sela vazhdojnë të heshtin dhe në vend se të kërkojnë falje, ata paralajmërojnë vizita në degët e tyre. Si duket do të inkurajojnë anëtarësinë e tyre me një dozë të re gënjeshtrash se shumë shpejt do të kthehen në pushtet. Verbëria e tyre politike vazhdon, me të cilën përpiqen me këmbëngulje t’i bëjnë shqiptarët mburojë për korrupsionin politik të tyre që duan të gëzojnë pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme.


Kjo kryesi e BDI-së është ende e mbërthyer në të kaluarën e 15 viteve më parë kur shqiptarët ende besonin se po luftonin vërtet për të drejtat e tyre. Koha e këtyre iluzioneve ka përfunduar që moti. Këtu do të fillojë të zgjidhet lëmshi që do të zbulojë fytyrat e vërteta të pasanikëve politikë të cilët e kishin si qëllim të vetëm grabitjen e pamëshirshme të resurseve të popullit.


Pasi Ahmeti dhe Sela vazhdojnë të injorojnë mesazhin e votuesve shqiptarë të 8 majit, ata do të marrin një mesazh edhe më të fortë dhe më të qartë në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_5199
Rinis kampionati elitar, fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, humb Struga
IMG_4947
Vardari refuzon kërkesën e Ballistëve: Nuk jeni të mirëseardhur!
IMG_4717
Pal Dreshaj, presidenti i skuadrës shqiptare në Mal të Zi që e dërgoi në majat e suksesit
IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës

Më shumë nga kategoria

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_5219
Familja e Frosinës udhëhoqi protestën: “Paratë e pista – pasoja vdekjeprurëse”
IMG_5217
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës, Trump uron presidenten Osmani
IMG_5211
“Kemi ndërmarrë masa urgjente për të vërtetuar gjendjen faktike për arrestimin e Emin Bajramit” – thonë nga VLEN-i
IMG_5201
Izet Mexhiti nderoi Dëshmorët e Lirisë. Vendosi lule pranë Shqiponjës së UÇK-së në Fushë Tophanë
IMG_5199
Rinis kampionati elitar, fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, humb Struga
IMG_5192
Nisma e BDI-së për reforma dhe veting brenda partisë ka shkaktuar përqeshje dhe ironi nëpër rrjetet sociale