Maqedoni

VLEN: BDI përmes kryeshefit të SPB-Tetovë ushtron dhunë dhe trysni në zonën e 6 zgjedhore!

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

April 19, 2024, 10:04

Kriminelët dhe të korruptuarit e pushtetit, ditëve të fundit po përdorin çdo mekanizëm për të ushtruar presion dhe trysni ndaj qytetarëve të cilët nuk i mbështesin ose nuk dalin nëpër tubimet e BDI-së dhe Frontit të tyre. Ky fenomen edhe më i theksuar është në njesinë e gjashtë zgjedhore.

Për më shumë se një muaj, Tetova është shndërruar në qytet ku bandat në mes të ditës gjuhen mes veti, ku të burgosurit lëvizin të lirë. Ndërsa policë të caktuar për çdo ditë u bëjnë presion qytetarëve të njesisë së gjashtë zgjedhore, madje edhe përmes thirrjeve në telefon, që të dalin nëpër tubimet e BDI-së dhe të votojnë BDI-në në zgjedhjet e ardhshme. E gjithë kjo ndodh prej kur BDI në mënyrë të jashtëligjshme, e mban në detyrëkryeshefin e Sektorit të Punëve të Brendshme, Shefik Bajrami i cili njihet si dorë e ligë dhe hakmarrëse e BDI-së.

Qytetarët në Tetovë janë tepër të trishtuar nga krimet dhe ngjarjet që ndodhën në Tetovë prej kur Shefik Bajrami u vendos joligjërisht si shef i SPB-së.
Duke marrë parasysh incidentet dhe zhvillimet e përditshme, pyesim drejtpërdrejt Ministrin e Punëve të Brendshme:

A është nën kontroll të ministrit të Punëve të Brendshme edhe Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë dhe kryeshefi ShefikBajrami?
A e ka nën kontroll situatën dhe të punësuarit e SPB Tetovë kryeshefi?

Përse kryeshefi me vetë dëshirë ka pranuar degradim të vetin prej pozitës “ndihmës drejtor”në “kryeshef i SPB” Tetovë edhe atë vetëm disa ditë para formimit të Qeverisë teknike?

Nga ana tjetër, pyesim edhe BDI-në:

Ministri kërkon nga Qeveria shkarkimin e Kryeshefit të SPB – Tetovë, por Qeveria e mban atë në pozitë në mënyrë jashtë ligjore. Pse?!!

Cili është roli i kryeshefit të vendosur nga BDI?! Çka pret Qeveria nga ky kryeshef?! Të krijon siguri gjatë procesit zgjedhor apo të bëjë kontrolle të kamionëve të ndermarjeve publike në Tetovë dhe Gostivar?!
Apo të krijojë panik dhe pasiguri tek qytetarët?!

Derisa BDI tu përgjigjet këtyre pyetjeve, ne do ua tregojmë detyrën e saktë të këtij kryeshefi të SPB Tetovë të emëruar nga BDI!
Videot dhe fotografitë e tubimeve të BDI-së në rrejtet sociale dhe në media dëshmojnë se ky kryeshef, ka për detyrë të menaxhojë me policët dhe inspektorët e policisë se kush në cilin shtab të BDI-së duhet të shkojë, duke i pasur personalisht në kontroll ata pjesëtarë të policisë edhe në tubimet e BDI-së!

Po i tregojmë vetëm disa nga ato fotografi, ku edhe shihet personalisht shefi i SPB Tetovë se si shëtitet nëpër aktivitetet partiake dhe mban në presion qytetarët por edhe të punësuarit e në polici. KËTO JANË VETËM DISA NGA FOTOGRAFITË E VETË SHEFIT TË SPB TETOVË DHE DISA INSPEKTORËVE TË KONTROLLUAR NGA AI NËPËR SHTABET E BDI-SË NË TETOVË DHE GOSTIVAR, NË TË CILAT ËSHTË PREZENT EDHE ARIF ASANI DHE ARDIT XHAFERI të cilët janë edhe këshilltarë në kabinetin e zv/ministrit Nazim Bushi.

Këto fotografi do ua dërgojmë të gjithë ambasadave dhe institucioneve relevante ndërkombëtare, që të kenë pasqyrë më të qartë rreth asaj se si zhvillohet situata gjatë fushatës dhe sa do të jenë demokratike dhe korrekte zgjedhjet në rajonin e Tetovës dhe më gjërë.

Por edhe një herë i dërgojmë pyetje ministrit të Punëve të Brendshme: Si mendoni zotri ministër i MPB-së, a do të kemi zgjedhje të qeta dhe të rregullta edhe ne zonën e 6 zgjedhore?!
A duhet të jemi të shqetësuar për shkak të ketij personi i cili sapo u “vetdegradua” në Tetovë ndodhën këto vrasje dhe incidente dhe askush nuk e mori në pyetje për ti kërkuar llogari, përkundrazi e mbroni atë?! Apo do ta lini zonën e zgjedhore në dorën e BDI-së dhe kriminelëve të saj?

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë

Më shumë nga kategoria

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
erjon-morina
U lëndua rëndë në fushën e futbollit, ndërron jetë futbollisti kosovar Erjon Morina
IMG_1761
Donald Trump edhe zyrtarisht president i ri i SHBA-së
IMG_1758
Trump betohet si presidenti i 47-të i Amerikës
IMG_1756
Njihuni me kandidatin e veçantë për deputet në Kosovë, synon veshjen kombëtare ta fus në Kuvend: Do t’i vesh për 365 ditë
IMG_1752
14 profesorë marrin vendime pune në Tetovë, Kasami: Mësimdhënësit tanë janë shtyllat e edukimit dhe të përparimit
IMG_1748
“Konkursi”, rënie e dukshme e interesimit për policë
IMG_1738
Kocevski: Procedura ndaj Artan Grubit vazhdon edhe pse është në arrati