Maqedoni

VLEN: Mbështetje për bujqit, ndahen 1 miliardë denarë për subvencione

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

September 18, 2024, 09:09

Nga Koalicioni VLEN nëpërmjet një kumtese lëshuar mediave kanë njoftuar se Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka ndarë 1 miliardë denarë për subvencione për bujqit, përcjell TV21. Nga VLEN theksojnë se 9000 bujq do t’i marrin mjetet që i kanë merituar me shumë mund.

“Koalicioni VLEN vazhdon të qëndrojë fort pas bujqve, heronjve tanë që janë themeli i zhvillimit tonë ekonomik. Me krenari shpallim se Qeveria, në të cilën merr pjesë edhe VLEN, ka ndarë 1 miliardë denarë për pagesën e subvencioneve të mbetura. Kështu, 9,000 bujq do t’i marrin mjetet që i kanë merituar me shumë mund.

Shumica e këtyre njerëzve të guximshëm kanë pritur madje 4 vite për mbështetje, por me vendimin tonë të parë, përmes ribalancit të buxhetit, siguruam mjete për të korrigjuar këtë padrejtësi. Obligimi ynë është që deri në fund të vitit të mos ketë më vonesa në pagesat e subvencioneve, për t’u siguruar që çdo bujk të punojë pa stres dhe pa pasiguri.

Koalicioni VLEN është këtu për të ofruar stabilitet dhe mbështetje për bujqit, në mënyrë që ata të mund të përqendrohen në atë që dinë të bëjnë më së miri – të prodhojnë dhe të sigurojnë mirëqenie për familjet e tyre dhe për ne.

Menaxhimi ynë i përgjegjshëm dhe angazhimi ndaj qytetarëve do të rezultojë në mbështetje të rëndësishme për prodhimin bujqësor dhe zhvillimin e ekonomisë.

VLEN është simbol i shpresës së re dhe besimit në institucionet. Ne jemi këtu për të korrigjuar padrejtësitë dhe për t’u siguruar që bujqit tanë të marrin atë që meritojnë. Së bashku, do të ndërtojmë një të ardhme ku bujqit do të respektohen, mbështeten dhe vlerësohen ashtu siç meritojnë”, thonë nga Koalicioni VLEN.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë

Më shumë nga kategoria

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_1761
Donald Trump edhe zyrtarisht president i ri i SHBA-së
IMG_1758
Trump betohet si presidenti i 47-të i Amerikës
IMG_1756
Njihuni me kandidatin e veçantë për deputet në Kosovë, synon veshjen kombëtare ta fus në Kuvend: Do t’i vesh për 365 ditë
IMG_1752
14 profesorë marrin vendime pune në Tetovë, Kasami: Mësimdhënësit tanë janë shtyllat e edukimit dhe të përparimit
IMG_1748
“Konkursi”, rënie e dukshme e interesimit për policë
IMG_1738
Kocevski: Procedura ndaj Artan Grubit vazhdon edhe pse është në arrati