Rajon

Vuçiq: Po zhvillojmë hetim për shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

December 1, 2024, 10:12

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të dielën se autoritetet serbe po zhvillojnë një hetim për një shpërthim ndaj një kanali të Ibër-Lepencit në veri të Kosovës, duke i hedhur poshtë përsëri akuzat e autoriteteve kosovare se Beogradi ka gisht në sulmin ndaj infrastrukturës jetike kosovare.

Shpërthimi mbrëmjen e së premtes i shkaktoi dëme të konsiderueshme kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, duke rritur frikën se shumë pjesë të vendit do të mbeteshin pa ujë dhe rrymë.

“Përveç që nuk kemi asnjë lidhje me këtë, ne kemi qenë aq të drejtë dhe, si një shtet serioz, nuk jemi marrë me akuza dhe nuk kemi thënë se ai sulm është urdhëruar drejtpërdrejt nga Kurti”, tha Vuçiç duke iu referuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili e akuzoi Serbinë për “dirigjimin” e këtij sulmi “terrorist dhe kriminal”.

Ai tha se hetimet do ta zbardhin të vërtetën, sepse “edhe ne po zhvillojmë hetimin tonë”.

“Kemi disa dyshime të caktuara, por hetimi do të tregojë se kush e ka urdhëruar. Mendoj se kemi disa njohuri për atë se kush mund të jetë kryerësi”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se, derisa kjo të përfundojë, publiku nuk do të njoftohet ose “të fajësohet dikush tjetër” dhe tha se është i gatshëm të ofrojë bashkëpunim me të gjithë, përfshirë edhe për Prishtinën zyrtare.

Autoritetet kosovare të sigurisë njoftuan të shtunën vonë se tetë të dyshuar u arrestuan gjatë një aksioni të gjerë në veri të Kosovës në lidhje me këtë sulm që thanë se ishte më i rëndi ndaj infrastrukturës kritike të vendit që nga paslufta.

Vuçiq i akuzoi autoritetet kosovare se arrestuan “njerëz që nuk kishin asnjë lidhje me sulmin dhe për këtë
arsye shtatë prej tyre u liruan”.

“Kështu nuk zhvillohen hetime serioze, gjithçka ishte një shfaqje për opinionin ndërkombëtar”, tha ai./REL

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!

Më shumë nga kategoria

IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_0961
Me pasaportë të falsifikuar tentuan të kalojnë kufirin, arrestohen dy turq në Aeroportin e Shkupit
IMG_0960
Në rajonin e Ohrit dhe Strugës rrugët janë vështirë të kalueshme
IMG_0954
Nga dita e nesërme vala e të ftohtit do të dobësohet, do të jetë në fazë të tërheqjes
bdi-vlen
BDI: Mashtrimi i madh i VLEN për Ballkanin e Hapur
IMG_8302
Shtresa e borës në Kodër të Diellit arrin 64 centimetra
IMG_0896
Teoritë konspirative për zjarret në Los Angeles: Plan për krijimin e një qyteti të ri nga Inteligjenca Artificiale