Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, ka kritikuar vendimet gjyqësore për rastet tragjike të Llaskarcës dhe Spitalit Modular në Tetovë, duke kërkuar llogaridhënie publike nga gjyqtarët e Gjykatës Supreme.
Gjatë një paraqitjeje në televizionin Alsat, Milloshoski tha se përgjegjësia për gjendjen në gjyqësor nuk mund t’u atribuohet vetëm Qeverisë dhe Kuvendit, por edhe Prokurorisë Publike dhe gjyqtarëve.
Lexo edheGjykata Supreme shfuqizon aktgjykimet për zjarrin në spitalin modular në Tetovë!
Sipas tij, përmes ndryshimeve ligjore dhe përpjekjeve institucionale janë bërë hapa për përmirësimin e sistemit të drejtësisë, por disa individë brenda gjyqësorit po i cenojnë këto standarde.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












