Maqedoni

17 ditë pas sulmit ndaj kapitenit shqiptar, nuk ka përgjegjësi ndaj sulmuesve

June 20, 2024, 04:06

Komisioni i veçantë i cili duhej të konstatonte shkeljet, parregullsitë dhe tejkalimin e kompetencave për dhunën e ushtruar ndaj kapitenit shqiptar në Krivollak, pjesë e kursit përzgjedhës për njësinë elitare “Ujqit”, nuk ka sjell asnjë rezultat. Alsat jo zyrtarisht mëson se komisioni nuk ka arritur të sjell konstatimin për faktin se nuk ka kontaktuar me ushtarin e dëmtuar për shkak se i njëjti ka hapur pushim mjekësorë. Ndonëse në situata të tilla nuk merret në konsideratë statusi juridik i ushtarit, komisioni ka vlerësuar se nuk mund të konstatohet dhe për këtë arsye 17 ditë pas sulmit ndaj kapiteni, nuk ka përgjegjësi për sulmuesit që në këtë rast dyshohen kolegë nga kursi seleksionues për pjesëtarë të Batalionit për Forca Speciale “Ujqit”.

Burime nga familja e kapitenit thonë se ai nuk ka angazhuar avokat për procedurën e tij penale ndaj Shtabit të Përgjithshëm e cila sipas informacioneve tona akoma nuk ka nisur. Gjendja e tij shëndetësore mësohet të jetë stabile, por si do të veprojë tutje kapiteni i 130 ushtarëve autoriteti i të cilit u vë në pikëpyetje pas sulmit që dyshohet të jetë skenarë i mirë gatuar nga struktura të larta ushtarake, kjo mbetet të shihet në vijim.

Sulmi ndaj tij ndodhi më 3 qershor në Krivollak gjatë ushtrimeve të kursit përzgjedhës. Në mënyrë të organizuar u dërgua në Klinikën Universitare, ndërsa më pas në Spitalin Psikiatrik “Bardovcë”. Ky veprim i kolegëve të tij mësohet të jetë bërë kastile që kapitenin shqiptar ta nxjerrin si person me të meta psikike, që do ta diskualifikonte atë nga gara për në njësinë elitare. Është tentuar edhe fshehja e procesverbalit dhe mos evidentimi i rastit, ndërsa burime nga spitali psikiatrik thonë se pasi e kanë dërguar kapitenin shqiptar, grupi që dyshohet në mesin e tyre t’i ketë përfshirë edhe sulmuesit janë fotografuar në mënyrë triumfaliste në oborrin e spitalit.

Kapiteni shqiptar, identiteti i të cilit është i njohur për redaksinë tonë bën pjesë në grupin e ushtarëve më të përgatitur, i dalë nga akademia ushtarake me suksese maksimale dhe i dëshmuar në misione të ndryshme ushtarake brenda dhe jashtë vendit. Ai ishte ndër të paktit persona që kanë aplikuar në kursin përzgjedhës për njësinë elitare “Ujqit” i cili zgjatë deri më 25 qershor. Tendenca e strukturave ushtarake brenda Shtabit të Përgjithshëm dyshohet të ketë qenë porosia për pasojat nga pushteti në ardhje, por edhe frika ndaj pjesëtarëve tjerë shqiptarë që të heqin dorë para se ta pasojnë si kapiteni shqiptar. /Alsat.mk

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’

Më shumë nga kategoria

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6868
Një burrë 42-vjeçar ka raportuar sulm fizik nga ish-gruaja e tij në Shkup
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9919
Përgatitet kthimi i pacientëve nga jashtë vendit
IMG_9916
Sali Berisha: Politikani që më frymëzon është Donald Trump
IMG_9913
Në Burgun e Kumanovës ndodhen 12 të dyshuar për ngjarjen në Koçan, përfshirë ish-kryetarët e komunës
IMG_9906
Tragjedinë në Koçan dhe tensionet etnike/ Shoqata shqiptaro-amerikane letër të hapur ambasadores ambasadoren Ageler