Një atraksion i pazakontë është hapur në Dubai, në arkipelagun artificial “The Heart of Europe”, ku vizitorët mund të përjetojnë shi edhe në mes të vapës përvëluese. “Raining Street” është pjesë e kompleksit turistik Côte d’Azur dhe është krijuar për t’u ofruar vizitorëve një përvojë të veçantë freskie gjatë muajve të nxehtë.
Një rrjet tubacionesh të fshehura krijon shi artificial, ndërsa sistemi ndihmon edhe në uljen e temperaturës së ambientit. Sensorët monitorojnë vazhdimisht kushtet atmosferike dhe përshtatin funksionimin e sistemit.
Ndërsa temperaturat në Dubai arrijnë rreth 47°C, në “Raining Street” temperatura mbahet në rreth 27°C.
Sipas përfaqësueses së zhvilluesit, Parisa Seify, synimi është që njerëzit të mund të shijojnë ambientet e jashtme gjatë gjithë vitit, pavarësisht temperaturave ekstreme.
Vizitorët shihen duke shëtitur nën shi me çadra transparente, ndërsa në rrugë zhvillohen edhe performanca me muzikë live.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












