Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Kontratat e përkohshme drejt punësimit të përhershëm, por jo të gjithë do të përfitojnë

Kontratat e përkohshme drejt punësimit të përhershëm, por jo të gjithë do të përfitojnë

Personat e angazhuar me kontrata të përkohshme në një pjesë të sektorit publik mund të fitojnë statusin e të punësuarve të përhershëm deri më 31 dhjetor 2027. Kjo parashihet me propozim-ligjin e ri, të dorëzuar nga një grup deputetësh me procedurë të shkurtuar.

 

Transformimi do të bëhet në dy faza. Deri në 50 për qind e personave të angazhuar do të punësohen menjëherë, ndërsa pjesa tjetër deri në fund të vitit 2027. Institucionet do të kenë 90 ditë kohë për përgatitjen e kontratave dhe vendimeve të punësimit.

 

Lexo edheFund kontratave në institucionet shtetërore, mijëra të angazhuar do të kenë mundësi për punësim të përhershëm

Ligji përfshin personat që punojnë me kontrata në vepër, kontrata autoriale, kontrata me afat të caktuar dhe përmes agjencive të punësimit të përkohshëm. Nuk parashihet kohëzgjatje minimale e angazhimit paraprak.

 

Megjithatë, punësimi nuk do të jetë automatik. Përfituesit duhet t’i plotësojnë kushtet për vendin e punës, ndërsa transformimi do të varet edhe nga pëlqimi i Ministrisë së Financave, e cila mund ta refuzojë nëse nuk ka mjete të mjaftueshme në buxhet.

 

Nga ligji përjashtohen shkollat fillore dhe të mesme, universitetet, institucionet shkencore, MPB-ja, Agjencia e Sigurisë Kombëtare, Agjencia e Inteligjencës dhe disa institucione të tjera.

 

Nga 1 janari 2028, institucionet do të mund të angazhojnë punëtorë me kontrata të përkohshme në një numër që nuk tejkalon 10 për qind të numrit të përgjithshëm të të punësuarve.

 

Propozimi nuk përcakton sa persona do të përfitojnë dhe as sa do të kushtojë procesi. Propozuesit thonë se një pjesë e shpenzimeve tashmë mbulohet përmes kontratave ekzistuese.

 

Ligji është propozuar me procedurë të shkurtuar dhe parashihet të hyjë në fuqi ditën e publikimit në „Gazetën Zyrtare“.

Më shumë për këtë

Mexhiti: Kontratat e përkohshme nuk do të jenë më mjet shantazhi partiakMaqedoni · 3 ditë më parëAgon Ferati: Synojmë të zgjidhim problemin e të punësuarve me kontratë dhe të mbrojmë dinjitetin e tyreMaqedoni · 3 ditë më parëQoku: I japim fund kontratave, dorëzova projektligjin për rregullimin e statusit të punonjësve të administratësMaqedoni · 4 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme