Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Dimitrievski: Përderisa ZNAM është në Qeveri, provimi i jurisprudencës do të mbahet në gjuhën maqedone

Dimitrievski: Përderisa ZNAM është në Qeveri, provimi i jurisprudencës do të mbahet në gjuhën maqedone

Kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, ka deklaruar se përderisa partia e tij është pjesë e Qeverisë, provimi i jurisprudencës do të mbahet në gjuhën maqedonase, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet.

Deklaratën e bëri sot në Koçan, ku së bashku me udhëheqësinë e partisë prezantoi rezultatet e punës dyvjeçare të ZNAM-it, në kuadër të takimeve me qytetarët.

Duke komentuar kërkesat dhe debatet e fundit lidhur me dhënien e provimit të jurisprudencës, Dimitrievski tha se qëndrimi i partisë është i qartë dhe nuk do të ndryshojë.

“Përderisa ZNAM është pjesë e Qeverisë, provimi i jurisprudencës do të jepet në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën, në gjuhën maqedonase. Mund të ketë kërkesa, presione dhe spekulime të ndryshme, por qëndrimi ynë është i qartë. Këto janë vijat tona të kuqe dhe nuk do të tërhiqemi prej tyre”, deklaroi Dimitrievski.

Lexo edheMickoski: Pjesa me gojë e provimit të jurisprudencës duhet të zhvillohet në gjuhën maqedonase

Ai shtoi se për parimet që përfaqëson partia e tij nuk pranon kompromise që bien ndesh me Kushtetutën dhe ligjet.

Më shumë për këtë

Azizi: Jo vetëm provimi i jurisprudencës, por të gjitha provimet profesionale do të jepen në gjuhën shqipe!Maqedoni · 2 javë më parëKambovski: Propozimi për provimin e jurisprudencës është racionalMaqedoni · 2 javë më parëMevlan Ademi: Provimi i Jurisprudencës mbetet në maqedonisht, studentët paralajmërojnë rikthim në rrugëMaqedoni · 2 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme