Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Ademi i reagon Dimitrievskit për jurisprudencën në shqip: Nuk e keni lexuar Kushtetutën e Maqedonisë

Ademi i reagon Dimitrievskit për jurisprudencën në shqip: Nuk e keni lexuar Kushtetutën e Maqedonisë

Mevlan Ademi, një nga iniciatorët e kërkesës për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, i cili tha se përderisa partia e tij është pjesë e Qeverisë, provimi i jurisprudencës do të mbahet në gjuhën maqedonase.

Ademi, përmes një reagimi, ka kritikuar ashpër politikanët që kundërshtojnë kërkesën për provimin në gjuhën shqipe, duke i quajtur ata “pseudo-nacionalistë” dhe duke vënë në pikëpyetje njohjen e tyre të Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut.

“Ka ardhur koha që politikanët e kastës së vjetër, pseudo-nacionalistët, të ikin pas shokut të tyre Vuçiq! Nuk e di a e lexojnë ende Kushtetutën e Jugosllavisë, por një gjë është e sigurt, definitivisht nuk e lexojnë Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut!”, ka shkruar Ademi.

Lexo edheMevlan Ademi: Provimi i jurisprudencës në shqip, një arritje e madhe, po thyhet një barrierë

Reagimi i tij vjen pas qëndrimit të Dimitrievskit në Koçan, ku ky i fundit theksoi se ZNAM nuk do të tërhiqet nga qëndrimi që provimi i jurisprudencës të mbahet në gjuhën maqedonase.

Më shumë për këtë

Dimitrievski: Përderisa ZNAM është në Qeveri, provimi i jurisprudencës do të mbahet në gjuhën maqedoneMaqedoni · 4 orë më parëMevlan Ademi: Provimi i Jurisprudencës mbetet në maqedonisht, studentët paralajmërojnë rikthim në rrugëMaqedoni · 2 javë më parëVLEN: Provimi i jurisprudencës në shqip, fundi i një padrejtësie 35-vjeçare!Maqedoni · 2 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme