Nga 9 nëntori 2026, qytetarët dhe kompanitë në Maqedoninë e Veriut do të përballen me ndryshime në sistemin e pagesave bankare, përfshirë mënyrën e shënimit të llogarive, formularët e pagesave dhe kodet e transaksioneve.
Sipas Shoqatës Bankare të Maqedonisë, ndryshimet synojnë harmonizimin me standardet ndërkombëtare dhe përpunimin më të shpejtë e më efikas të pagesave.
Një nga risitë kryesore është vendosja e shenjës “MK07” përpara numrit ekzistues të llogarisë në denarë, duke e paraqitur atë në formatin ndërkombëtar IBAN.
Megjithatë, qytetarët nuk kanë nevojë të hapin llogari të reja apo të transferojnë paratë, pasi ndryshon vetëm mënyra e shënimit të numrit të llogarisë.
Lexo edheArkin Jahiji: Më 1 nëntor të votojmë për ndryshim dhe dinjitet në BërvenicëNdryshime do të ketë edhe te formularët bankarë. Dokumentet ekzistuese PP10, PP30, PP40, PP50 dhe PP53 do të zëvendësohen me formularë të rinj të standardizuar, në formë elektronike dhe fizike.
Gjithashtu, kodet numerike të pagesave do të zëvendësohen me kode alfanumerike katërshenjëshe, sipas standardit ndërkombëtar ISO 20022. Për pagesat ndërkombëtare do të vazhdojnë të vlejnë kodet e veçanta treshifrore.
Bankat do t’i përshtatin sistemet e tyre elektronike dhe aplikacionet mobile, ndërsa kompanitë që përdorin programe kontabiliteti mund të kenë nevojë për përditësime teknike.
Shoqata Bankare u rekomandon qytetarëve dhe bizneseve të informohen me kohë pranë bankave të tyre për procedurat e reja.
Më shumë për këtë
Trendafilov: Nuk kemi nevojë për formula të reja për llogaritjen e varfërisë, por për paga më të lartaMaqedoni · 4 ditë më parë
60-vjeçarit i zhduken 139.474 denarë nga llogaria bankare, dyshohet për transaksione të paautorizuara në internetMaqedoni · 6 ditë më parë
Pas marrjes nga kompania kosovare, ndryshime të reja në “Tinex”: Kapitali arrin në 5,45 milionë euro!Maqedoni · 2 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












