Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Nesër pa energji elektrike disa pjesë të Tetovës dhe fshatrave përreth, ndërprerjet zgjasin deri në pesë orë

Nesër pa energji elektrike disa pjesë të Tetovës dhe fshatrave përreth, ndërprerjet zgjasin deri në pesë orë

Disa vendbanime dhe pjesë të qytetit të Tetovës nesër, të martën (3 nëntor 2026), do të mbeten pa energji elektrike për shkak të ndërprerjeve të planifikuara në furnizimin me rrymë, përcjell tetova1

Sipas njoftimit, nga ora 08:00 deri në 12:00, pa energji elektrike do të jenë fshati Xhepçisht, përfshirë edhe objektet industriale në këtë fshat, Otunjë, Jedoarcë, Setole, një pjesë e Porojit, Gjermo, si dhe HEC-i “Brza Voda”.

Nga ora 09:00 deri në 14:00, ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë në fshatrat Stençë dhe Vollkovi, si dhe në objektet “New Country”, “Bashkim Tours” dhe pompën e ujit në fshatin Bllacë.

Në të njëjtin interval kohor, nga ora 09:00 deri në 14:00, pa rrymë do të mbetet edhe një pjesë e fshatit Poroj, konkretisht objektet në afërsi të shkollës.

Lexo edheNesër pa energji elektrike disa pjesë të Tetovës dhe rrethinës, ndërprerje edhe në Kodrën e Diellit

Nga ora 09:30 deri në 13:45, ndërprerja do të përfshijë një pjesë të fshatit Dobrosht, përkatësisht objektet përgjatë rrugës në drejtim të fshatit Gllogjë.

Ndërkaq, në qytetin e Tetovës, nga ora 09:30 deri në 14:15, pa energji elektrike do të mbeten disa objekte përballë shkollës fillore “Liria”.

Gjithashtu, nga ora 09:30 deri në 13:45, ndërprerje do të ketë edhe në një pjesë të lagjes Drenovec, konkretisht te objektet në afërsi të vreshtave./tetova1.mk

Më shumë për këtë

Nesër pa rrymë disa vendbanime në Tetovë, ndërprerjet deri në pesë orëMaqedoni · 2 javë më parëNesër pa rrymë disa pjesë të Grupçinit, Çellopekut dhe BërvenicësMaqedoni · 5 ditë më parëNesër pa rrymë disa zona në Tetovë dhe tri fshatra të rajonitMaqedoni · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme