Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Haqim Ramadani: Shqiptarët nuk kërkojnë leje për barazi, bashkëpunim po, nënshtrim jo!

Haqim Ramadani: Shqiptarët nuk kërkojnë leje për barazi, bashkëpunim po, nënshtrim jo!

Ish-kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Haqim Ramadani, ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, përcjell tetova1

Në reagimin e tij, Ramadani ka folur për pozitën dhe të drejtat e shqiptarëve, duke kritikuar, siç shprehet ai, presionin dhe dominimin e partive maqedonase ndaj shqiptarëve.

Ai gjithashtu ka bërë thirrje për reflektim politik mes shqiptarëve, duke theksuar nevojën për bashkim, organizim dhe krijimin e një platforme të përbashkët shqiptare, me meritokraci, transparencë dhe përgjegjësi politike.

Postimi i plotë:

Lexo edheRamadani: Drejtësia u kthye në Bërvenicë

“SHQIPTARËT NUK KËRKOJNË LEJE PËR BARAZI!

Deri kur partitë maqedonase do të përpiqen të ruajnë rejtingun e tyre politik duke ushtruar presion dhe dominim ndaj shqiptarëve? Të drejtat tona nuk janë privilegj për t’u negociuar, por të drejta të garantuara!

As Maksim Dimitrievski, as askush tjetër, nuk mund ta ndryshojë realitetin: shqiptarët janë popull shtetformues dhe partnerë të barabartë në këtë shtet.

Por edhe ne duhet të reflektojmë! Deri kur do të luftojmë për karrige partiake, ndërsa interesat e përbashkëta mbeten peng i ambicieve individuale?

Nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, deri te zhvillimet qytetare në Serbi, kemi arsye të reflektojmë për bashkimin, organizimin dhe llogaridhënien.

Na duhet një platformë e përbashkët shqiptare, meritokraci, transparencë dhe përgjegjësi politike. Partitë mund të jenë të ndryshme, por dinjiteti dhe të drejtat tona nuk duhet të ndahen!

MJAFT ME PARTI QË NDRYSHOJNË, POR MENTALITET QË MBETET I NJËJTË!

BASHKËPUNIM PO, NËNSHTRIM JO! BARAZI PO, DOMINIM JO!”/tetova1.mk/

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme