Një zjarr ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në afërsi të Bit Pazarit në Shkup, ku janë përfshirë nga flakët hapësirat e një magazine. Sipas informacioneve të para, nuk raportohet për persona të lënduar, përcjell tetova1
Nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) bëjnë të ditur se në vendngjarje kanë dalë ekipet e Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, të cilat po ndërhyjnë me gjashtë automjete zjarrfikëse.
Zjarrfikësit janë angazhuar në shuarjen e flakëve, ndërsa për shkak të ndërhyrjes në zhvillim, ende nuk ka informacione më të hollësishme për përmasat e zjarrit dhe dëmet materiale të shkaktuara.
Shkaqet e shpërthimit të zjarrit mbeten ende të panjohura. Autoritetet kompetente kanë paralajmëruar se gjatë mbrëmjes do të publikojnë informacione shtesë./tetova1.mk
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












