Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Fazliu: 34 vjet pas tragjedisë së Bit Pazarit, shqiptarët ende përballen me diskriminim dhe padrejtësi!

Fazliu: 34 vjet pas tragjedisë së Bit Pazarit, shqiptarët ende përballen me diskriminim dhe padrejtësi!

Bekim Fazliu, përfaqësues i lartë i Lëvizjes Arbëria, ka rikujtuar ngjarjet e përgjakshme të Bit Pazarit të vitit 1992, duke kritikuar ashpër politikën maqedonase, por edhe përfaqësuesit politikë shqiptarë për, siç thotë ai, pazaret me të drejtat kombëtare.

“Tre u vranë, qindra u torturuan çnjerëzisht, ndërsa një popull i tërë u shtyp në kohën kur regjimet komuniste po shembeshin dhe demokracia po triumfonte në botë”, shprehet Fazliu.

Ai thekson se, 34 vjet pas ngjarjeve të Bit Pazarit dhe 25 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit, shqiptarët vazhdojnë të përballen me diskriminim, padrejtësi, pabarazi dhe kontestime të përdorimit të gjuhës shqipe.

Fazliu drejton akuza edhe ndaj politikanëve shqiptarë, të cilët, sipas tij, gjuhën shqipe e kanë shndërruar në instrument për mbijetesë politike, ndërsa të drejtat kombëtare në objekt pazari për pushtet dhe përfitime personale.

Lexo edheSHBA, demokratët marrin kontrollin e Kongresit, Trump do të përballet me një realitet të ri politik

“Sa herë që u lëkundet pushteti apo përfundojnë në opozitë, kujtohen për gjuhën, kombin dhe të drejtat e shqiptarëve”, deklaron ai.

Sipas Fazliut, viktimat e Bit Pazarit nuk duhet të kujtohen vetëm në përvjetorë, por të mbeten simbol i sakrificës dhe i luftës për dinjitet e barazi.

“Të vrarët e Bit Pazarit nuk janë vetëm emra që i kujtojmë në përvjetorë. Janë kujtesa e sakrificës së pastër, jashtë interesave për pushtet”, përfundon Fazliu.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme