Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Mexhiti porosi Dimitrievskit: Nëse i pengon shqipja, Kumanovën e ka në dy gjuhë, ta lirojë vendin e kryetarit të komunës

Mexhiti porosi Dimitrievskit: Nëse i pengon shqipja, Kumanovën e ka në dy gjuhë, ta lirojë vendin e kryetarit të komunës

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka reaguar ndaj qëndrimeve të liderit të ZNAM-it dhe kryetarit të komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, lidhur me mundësinë e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Në debatin “Verdict” në TVM2, Mexhiti e akuzoi Dimitrievskin se deri dje promovonte konceptin qytetar, ndërsa sot, sipas tij, ai po shfaq qëndrime ultranacionaliste për këtë çështje dhe po kërcënon me largimin nga Qeveria.

“Nëse i pengon shqipja, Kumanovën e ka në dy gjuhë, duhet ta lirojë vendin e kryetarit të komunës. Nëse i pengon shqipja, tabela para Qeverisë është maqedonisht dhe shqip dhe atëherë ministrat e tij nuk duhet të jenë në Qeveri. Nëse i pengon shqipja, Kuvendi është në dy gjuhë edhe deputetët e tij nuk duhet të jenë në Kuvend. Pra, e shoh këtë si punë fushate dhe folklor politik nga ana e tij”, deklaroi Mexhiti.

Ai theksoi se çështja e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe është rezultat i një marrëveshjeje politike, e cila sipas tij, për herë të parë në historinë e vendit hap rrugën që ky provim të mund të jepet edhe në gjuhën shqipe.

Lexo edheShqipja në provimin e jurisprudencës, Qeveria kërkon vlerësimin e Komisionit të Venecias

Sipas tij, edhe kryeministri e ka cilësuar këtë si marrëveshje politike, duke theksuar se një mundësi e tillë nuk ka ekzistuar më parë.

Më shumë për këtë

Georgievski godet ZNAM-in: “Në Kumanovë nuk dëgjon këngë maqedonase, ndërsa ata bëjnë luftë për gjuhën në provimin e jurisprudencës!”Uncategorized · 1 ditë më parëKjo është ura në Kumanovë derisa Maksim Dimitrievski është në qeveriMaqedoni · 1 javë më parëVazhdon të zbutet Dimitrievski pas reagimeve të VLEN-it, vendos flamurin shqiptar në Komunën e KumanovësMaqedoni · 4 orë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme