Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Arkin Jahiji sot merr zyrtarisht mandatin si kryetar i Komunës së Bërvenicës

Arkin Jahiji sot merr zyrtarisht mandatin si kryetar i Komunës së Bërvenicës

Arkin Jahiji, kryetari i zgjedhur i Komunës së Bërvenicës, sot në orën 11:00 do të pranojë zyrtarisht mandatin nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Bërvenicë.

Lajmi është bërë i ditur nga qendra për informim e Bashkimit Demokratik për Integrim, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

„Ju informojmë se sot e Hënë në orën 11:00 do të bëhet pranimi i mandatit nga ana e kryetarit të Komunës së Bërvenicës, z. Arkin Jahiji, pranë Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Komunën e Bërvenicës”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Ndërkohë, Jahiji ka ndarë edhe një mesazh publik, duke bërë të ditur se pas dy muajsh angazhimesh intensive, të dielën e ka shfrytëzuar për të kaluar kohë me familjen, ndërsa nga nesër nis zyrtarisht detyrën e re.

Lexo edheTë punësuarit shqiptarë në Komunën e Bërvenicës e presin Arkin Jahijin me tortën “Mirë se erdhe kryetar”

„Pas dy muajsh të ngarkuar me përkushtim, një e diel e qetë pranë familjes. Nga nesër, në krye të detyrës, me përgjegjësi, përkushtim dhe energji të reja”, ka shkruar Jahiji.

Në fund, ai u ka përcjellë qytetarëve urime për paqe, shëndet dhe harmoni në familjet e tyre.

Më shumë për këtë

Kasami uron Arkin Jahijin për mandatin e ri: Të punojë për të gjithë qytetarët e Bërvenicës, pa dallim etnie e partieMaqedoni · 1 javë më parëArkin Jahiji kryetar i ri i komunës së BërvenicësMaqedoni · 1 javë më parëKSHZ konfirmon fitoren e Arkin Jahijit në Bërvenicë, ja rezultati përfundimtar i votaveMaqedoni · 5 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme