Presidenti amerikan, Donald Trump, ka folur si rrallëherë për vdekjen, gjatë një interviste për “60 Minutes”.
I pyetur se çfarë mendon se do t’i ndodhë kur të vdesë, Trumpi ka deklaruar se nuk dëshiron të shkojë në ferr.
“Unë jam person fetar, kështu që teorikisht do të shkoj në parajsë. Shpresoj se do të shkoj në parajsë, nuk dua të shkoj në ferr”, ka deklaruar Trumpi.
Trumpi ka folur edhe për kundërshtarët e tij politikë, për të cilët shpesh ka deklaruar se i urren dhe se nuk ua dëshiron të mirën.
Kur Ross Douthat e pyet nëse për të hyrë në parajsë duhet të ndjejë dashuri dhe falje për ata për të cilët ka shprehur urrejtje, Trumpi deklaron se do të ishte jo i sinqertë nëse do të thoshte se do ta bënte këtë.
Lexo edheSondazhi i Reuters: 71% e amerikanëve kërkojnë t’i jepet fund luftës në Iran, shumica kundër tarifave të Trump“Nuk do ta bëja këta sepse i urrej disa nga armiqtë e mi dhe gjithmonë do ta bëj”, ka shtuar presidenti.
Më shumë për këtë
“Jemi shumë afër”, Trump shpreson për marrëveshje mes Putinit dhe ZelenskytLajme · 1 javë më parë
Trump ka një rival të ri në horizont: 39-vjeçari që po çmend demokratët dhe po trazon politikën amerikaneLajme · 6 ditë më parë
Trump humbi zgjedhjet e mesmandatit, reagon Irani: Amerikanët i thanë ‘JO’ luftësLajme · 6 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












