Ministra, drejtorë, zyrtarë dhe përfaqësues të kishës janë mes personave që kanë marrë gjoba nga sistemi i kamerave “Safe City”. Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, tha se të gjitha gjobat janë paguar, pavarësisht nëse shkeljet janë bërë me automjete zyrtare apo private.
Duke folur për rezultatet e sistemit, Toshkovski theksoi se kamerat nuk bëjnë dallime mes qytetarëve dhe bartësve të funksioneve publike.
Ai shtoi se gjatë një viti e gjysmë të fundit nuk ka pasur përpjekje për ndërhyrje në raste konkrete të kundërvajtjeve në trafik.
Sipas ministrit, zbatimi i “Safe City” ka dhënë rezultate edhe në sigurinë rrugore, duke kontribuar në uljen për 30 për qind të numrit të viktimave në aksidente trafiku.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












