Qeveria bullgare ka vendosur të ndajë nga 8.000 euro ndihmë financiare për familjet e personave që humbën jetën në aksidentin e rëndë në autostradën “Trakia”.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Natalija Efremova, njoftoi se pagesat pritet të realizohen brenda pak ditësh, pas identifikimit të familjeve përfituese.
Edhe familjet e personave të lënduar mund të kërkojnë ndihmë financiare, nëse plotësojnë kushtet ligjore. Për të lënduarit që kanë nevojë, do të sigurohet edhe mbështetje psikologjike falas.
Në mbledhjen e Qeverisë bullgare, viktimat e aksidentit u nderuan me një minutë heshtje.
Më shumë për këtë
Tragjedi në Itali: 78-vjeçari me origjinë nga Maqedonia humb jetën në aksidentMaqedoni · 4 ditë më parë
Alarmante! Mbi 1.400 viktima të dhunës në familje për nëntë muaj, gratë më të goditurat!Maqedoni · 6 ditë më parë
Tragjedi në Itali/ 20-vjeçari shqiptar zbret të vendosë trekëndëshin pas aksidentit, por goditet për vdekje nga një makinëLajme · 2 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












