Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Qamili: Transport falas për studentët në Tetovë!

Qamili: Transport falas për studentët në Tetovë!

Studentët në Tetovë së shpejti do të mund të shfrytëzojnë transportin publik pa pagesë. Premtimi për transport falas po bëhet realitet, ndërsa tashmë kanë nisur përgatitjet konkrete për vënien në funksion të kësaj mase.

Këtë e ka bërë të ditur Albi Qamili, pas një takimi me udhëheqësit dhe përfaqësuesit e organizatave studentore të Universitetit të Tetovës dhe Universitetit të Evropës Juglindore, ku u diskutuan kërkesat e studentëve dhe detajet teknike për realizimin e projektit.

 

“Shumë shpejt, transporti publik falas për studentët! Premtimi ynë po bëhet realitet. Sot bëmë një hap konkret: përcaktuam detajet teknike që transporti falas për studentët të hyjë në funksion”, ka deklaruar Qamili.

Lexo edheKasami: Afër 500 mijë qytetarë kanë shfrytëzuar transportin publik në Tetovë brenda një viti

 

Ai theksoi se kjo iniciativë synon t’ua lehtësojë përditshmërinë studentëve dhe ta bëjë Tetovën një qytet më atraktiv për të rinjtë.

 

“I dëgjojmë kërkesat e studentëve dhe ua lehtësojmë studimet. Tetova duhet të jetë qytet ku të rinjtë duan të studiojnë dhe të qëndrojnë”, u shpreh Qamili.

 

Detajet konkrete për mënyrën e funksionimit të transportit falas pritet të bëhen publike së shpejti.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme