Xhevat Prekazi është varrosur në Beograd, ndërsa në ceremoninë mortore morën pjesë edhe hoxhallarë, siç shihet në fotografitë e publikuara nga mediat serbe.
Lexo edheKëshilltarët e AKI-së nuk marrin pjesë në debatin publik për pronën e zjarrfikësve në Tetovë, ja arsyetimi i tyre
Arkivoli i tij u mbulua me fanellat e Partizanit dhe Galatasarayt, dy klubeve që shënuan karrierën e tij futbollistike, si dhe me flamurin bardhezi.
Kjo ishte dëshira e fundit e Prekazit.
Ky artikull është publikuar fillimisht nga Kosova Ime (kosovaime.tv).
Një numër i madh njerëzish u mblodhën në varrezat Leshçe në Beograd për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-futbollistit.
Sipas mediumit serb “Kurir”, Prekazi kishte pësuar edhe një goditje në tru në tetor të vitit 2023, gjatë qëndrimit në Brzeçe, në afërsi të malit Kopaonik. Ai ishte transportuar me urgjencë në Beograd, ku kishte marrë ndihmën mjekësore.
“Beogradi është qyteti më i madh për mua sepse krejt vlerësimet që i kam bërë, së pari i kam bërë në Partizan dhe përmes Partizanit e kam bërë emrin tim. Beogradi është qyteti im! Shumë e dua se krejt çka kam bërë në jetën time i falënderohem Beogradit”, kështu kishte deklaruar Prekazi.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












