Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Jeton Shasivari, gjatë qëndrimit në Berlin ka vizituar zonën pranë Murit të Berlinit, prej nga ka përcjellë një mesazh për lirinë, demokracinë, drejtësinë dhe rëndësinë e partneritetit transatlantik.
Përmes një publikimi në rrjetet sociale, Shasivari ka theksuar se Muri i Berlinit mbetet simbol i ndarjes dhe shtypjes, por edhe i triumfit të lirisë dhe vullnetit të njerëzve për demokraci e dinjitet.
“Rënia e Murit të Berlinit dëshmoi se diktaturat nuk janë të përjetshme, se kufijtë e imponuar nuk mund ta mposhtin lirinë dhe se e ardhmja u takon shoqërive që zgjedhin demokracinë dhe shtetin e së drejtës”, ka shkruar Shasivari.
Ai është ndalur edhe te prania pranë portës ushtarake amerikane në Berlin (US Military Port), duke e cilësuar atë si kujtesë të rëndësisë së aleancave, sigurisë dhe partneritetit transatlantik.
Lexo edheMinistri i Drejtësisë, Jeton Shasivari: “Nuk mund t’i kesh edhe milionat e Soravisë, edhe shqipen! Ose ti mundesh, por pastaj s’mundesh!”Në cilësinë e ministrit të Drejtësisë, Shasivari ka përcjellë edhe një mesazh lidhur me sfidat e institucioneve dhe sundimin e ligjit.
“Besoj se muri më i rëndësishëm që duhet ta rrëzojmë çdo ditë është muri i padrejtësisë, korrupsionit dhe mosbesimit ndaj institucioneve”, ka theksuar ai.
Sipas Shasivarit, liria mbrohet përmes demokracisë, siguria përmes aleancave, ndërsa drejtësia përmes institucioneve të forta dhe të përgjegjshme.
“Berlini, simbol i historisë dhe frymëzim për të ardhmen evropiane”, ka përfunduar ministri mesazhin e tij. (INA)
Më shumë për këtë
Shasivari në Berlin takon përfaqësuesit e mërgatës: Diskutime për sfidat dhe bashkëpunimin me institucionetMaqedoni · 2 ditë më parë
Liria e shprehjes, prova e demokracisëOpinione · 5 ditë më parë
Tronditet tregu global i teknologjisë, triliona dollarë humbje pas fitores së demokratëve në SHBALajme · 1 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












