Policia paralajmëron për një valë të re mashtrimesh në internet, ku qytetarëve u dërgohen SMS dhe e-mail me njoftime të rreme për kundërvajtje të regjistruara nga sistemi “Safe City”.
Mashtruesit përdorin numra të huaj dhe lidhje të rreme për të vjedhur të dhënat personale dhe bankare të qytetarëve. Në disa raste, kërkohet edhe pagesa e gjobave përmes këtyre faqeve.
Policia apelon që qytetarët të mos hapin lidhje të dyshimta, të mos japin të dhënat bankare dhe të mos kryejnë pagesa.
Kujdes: Njoftimet zyrtare të “Safe City” dërgohen nga emri MVR SC dhe përmbajnë të dhënat e plota, si dhe fotografitë e automjetit me të cilin është kryer kundërvajtja.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












