Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

“Kam informacion për video erotike dhe korruptive me eksponentë të PS-së”/ Pandeli Majko trondit Asamblenë: Janë 1 mijë orë filmime! Jepni dorëheqjen para se të dalin!

“Kam informacion për video erotike dhe korruptive me eksponentë të PS-së”/ Pandeli Majko trondit Asamblenë: Janë 1 mijë orë filmime! Jepni dorëheqjen para se të dalin!

Ish-kryeministri dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombëtare të PS-së.

Burime brenda Partisë Socialiste bëjnë me dije për Gazetën Panorama Online se Pandeli Majko ka paralajmëruar ekzistencën e disa filmimeve kompromentuese, ku sipas informacioneve që ai pretendon se disponon, shfaqen eksponentë socialistë në video me përmbajtje erotike dhe korruptive.

“Kam informacion se në 1 mijë orë filmime ka eksponentë të PS-së në video erotike dhe korruptive. Mirë është të jepni dorëheqjen para se të dalin. Mos e vini në siklet partinë dhe kolegët”, mësohet të jetë shprehur Majko, sipas burimeve të Gazetës Panorama.al brenda PS-së.

Në këtë mënyrë, ish-kryeministri u ka bërë thirrje personave që mund të jenë të përfshirë në këto materiale të largohen nga funksionet e tyre përpara publikimit të mundshëm të pamjeve.

Lexo edhe165 ditë protestë/ Të rinjtë marshojnë me flamuj kombëtarë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Poshtë komunizmi, ju erdhi fundi!

Deklarata është bërë gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku kryeministri Edi Rama ka kërkuar edhe përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga radhët e socialistëve.

Më shumë për këtë

Kjo është 17-vjeçarja Biljana Kiriq që u gjet e vdekur pranë Bogdancit, dyshohet se u vra nga 21-vjeçari Viktor Guntarov, dalin detaje të reja tronditëse nga rastiMaqedoni · 2 javë më parëIzet Mexhiti thirrje shqiptarëve të Luginës të dalin në votime për Këshillin Kombëtar ShqiptarMaqedoni · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme