Shqipëria ka kaluar në avantazh përballë Bjellorusisë në minutën e 28-të, falë një goli të Rey Manajt.
Sulmuesi kuqezi përfitoi nga një gabim në prapavijën vendase dhe nuk fali përballë portierit, duke dërguar topin në rrjetë me një finalizim klinik.
Ky është goli i 15-të i Manajt me fanellën e Kombëtares shqiptare. Me këtë realizim, ai afrohet edhe më shumë me Erjon Bogdanin, golashënuesin historik të Shqipërisë, të cilin e ndajnë vetëm tre gola.
Kuqezinjtë e nisën sfidën me një rast të pastër që në minutën e parë, por Qazim Laçi nuk arriti të shënonte nga fare pranë portës. Pak më vonë, Kristjan Asllani goditi traversën, ndërsa edhe Bjellorusia iu afrua golit, por topi u ndal në shtyllë.
Pas një fillimi me raste nga të dyja skuadrat, ishte Manaj ai që zhbllokoi rezultatin dhe i dha avantazhin Shqipërisë.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












