Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Kurti: Do ta ndalojmë tregtimin e energjisë elektrike me kompanitë serbe

Kurti: Do ta ndalojmë tregtimin e energjisë elektrike me kompanitë serbe

Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se Qeveria do të marrë sot tri vendime të rëndësishme që lidhen me sektorin e energjisë, përfshirë ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompani serbe.

Në fillim të mbledhjes, Kurti tha se kjo masë vjen si përgjigje ndaj bllokimit të linjave ndërkufitare për tregtim të energjisë nga ana e Serbisë.

“Në këtë mbledhje do të kemi tri vendime të rëndësishme që lidhen me sektorin e energjisë. Së pari, do të ndalojmë tregtimin e energjisë elektrike me kompani serbe, si masë e parë ndaj Serbisë, për bllokimin e linjave ndërkufitare për tregtim, e cila mund të përshkallëzohet në të ardhmen nëse nuk ka reflektim.

Gjithashtu, për t’u përballur me vështirësitë e sektorit të energjisë që vijnë nga bllokimi i këtyre linjave të interkoneksionit 400 kilovolt dhe faktorë të tjerë të brendshëm e të jashtëm, sot po i vendosim KEK-ut obligimin publik për të siguruar një sasi të kapaciteteve ndërkufitare për muajin dhjetor, si dhe po vendosim masa emergjente në energji, që përfshijnë obligimin e Ibër-Lepencit për ta shitur energjinë për furnizimin e shërbimit publik”, deklaroi Kurti.

Më shumë për këtë

Nesër pesë orë pa energji elektrike disa pjesë të Tetovës, Bogovinës dhe VeshallësMaqedoni · 1 ditë më parëNesër pa energji elektrike disa fshatra të Tearcës dhe BogovinësMaqedoni · 4 ditë më parëKurti mesazh të prerë nga Parisi për udhëheqjen e re serbe: Pranoni realitetin, Kosova është shtet i pavarur! Dorëzoni RadoiçiçinLajme · 6 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme