Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se Qeveria do të marrë sot tri vendime të rëndësishme që lidhen me sektorin e energjisë, përfshirë ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompani serbe.
Në fillim të mbledhjes, Kurti tha se kjo masë vjen si përgjigje ndaj bllokimit të linjave ndërkufitare për tregtim të energjisë nga ana e Serbisë.
“Në këtë mbledhje do të kemi tri vendime të rëndësishme që lidhen me sektorin e energjisë. Së pari, do të ndalojmë tregtimin e energjisë elektrike me kompani serbe, si masë e parë ndaj Serbisë, për bllokimin e linjave ndërkufitare për tregtim, e cila mund të përshkallëzohet në të ardhmen nëse nuk ka reflektim.
Gjithashtu, për t’u përballur me vështirësitë e sektorit të energjisë që vijnë nga bllokimi i këtyre linjave të interkoneksionit 400 kilovolt dhe faktorë të tjerë të brendshëm e të jashtëm, sot po i vendosim KEK-ut obligimin publik për të siguruar një sasi të kapaciteteve ndërkufitare për muajin dhjetor, si dhe po vendosim masa emergjente në energji, që përfshijnë obligimin e Ibër-Lepencit për ta shitur energjinë për furnizimin e shërbimit publik”, deklaroi Kurti.
Më shumë për këtë
Nesër pesë orë pa energji elektrike disa pjesë të Tetovës, Bogovinës dhe VeshallësMaqedoni · 1 ditë më parë
Nesër pa energji elektrike disa fshatra të Tearcës dhe BogovinësMaqedoni · 4 ditë më parë
Kurti mesazh të prerë nga Parisi për udhëheqjen e re serbe: Pranoni realitetin, Kosova është shtet i pavarur! Dorëzoni RadoiçiçinLajme · 6 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












